Shefi i NATO-s, Mark Rrutte, paralajmëroi Rusinë dhe çdo kundërshtar të mundshëm që një sulm ndaj shteteve anëtare të aleancës do të merrte përgjigje shkatërrimtare.
Në një konferencë për mediat me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, Rutte vlerësoi Suedinë për punën e bërë në ndalimin e flotës ruse në hije.
“Ta kemi të qartë, aftësia jonë për të mbrojtur çdo aleat, është absolute. Nëse dikujt i merr koka erë dhe na sulmon, përgjigja jonë do të jetë shkatërrimtare”, tha Rutte, përcjell A2 CNN.
Sekretari i Përgjithshëm komentoi edhe vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta pakësuar trupat në Europë, duke thënë se nuk është shumë i shqetësuar. “Është drejtë që të krijojmë balanca të reja”, tha ai.
Prokuroria e Pejës dhe Policia intensifikojnë luftën kundër ...
E rëndë/ Vdes personi që ra nga kati i tretë i një objekti n...
Nënshkruhet marrëveshja për realizimin e projektit “Di...
Shala ankohet në Supreme kundër vendimit të Apelit që aprovo...
Kurti premton kushte më të mira për studentët në Prishtinë: ...
Dybala po rinovon me Romën, pranon pagë 5 milionë euro më pa...