Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, pas vendimit të mbrëmshëm të Këshillit të Evropës që me Maqedoninë bisedimet të nisin në qershorin e vitit të ardhshëm, ka reaguar duke thënë se rruga do të jetë e vështirë, por do t’ia dalin.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Dimitrov thotë se rruga për në BE do të jetë e vështirë, por ka shpresë që do të arrihet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do ia dalim. Do të ketë djersë, lot dhe shumë dëshpërime, por do t’ia dalim. Sa më shumë pengesa, aq më shumë gëzim në fund. E lëshuam kohën kur rruga ishte e asfaltuar, tani po ngjitemi nëpër bjeshkë, rrugë të errët dhe të ngushtë, me shi dhe erë. Por do t’ia dalim. Dhe gjithë ata që janë skeptikë, të hutuar, pas shpresë – do t’i motivojmë. Është koha që të shtrëngojmë duart dhe ta përfundojmë misionin tonë. T’i largojmë pengesat për identitetin tonë, shtetësinë dhe të ardhmen”, shkruan Dimitrov.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...