Në ditën e dytë të vizitës së punës në Bruksel, Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, në margjinën e takimit ministror, deri tani ka zhvilluar disa takime dypalëshe.
Sipas deklarojnë nga Ministria e Jashtme, Dimitrov u takua me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Georgios Katrougalos, ministrinë e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Siyartho, MPJ të Mbretërisë së Holandës, Step Blok dhe MPJ të Gjeorgjisë, David Zalkaliani.
Në takimin me homologun e tij grek, Dimitrov diskutoi proceset dhe hapat ligjorë që vijojnë lidhur me protokollin e pranimit për anëtarësimin në NATO të Republikës së Maqedonisë. Vullneti i fortë për zbatimin e marrëveshjes së Prespës u theksua nga të dyja palët.
Gjatë takimit dypalësh me ministrinë e jashtëm hungarez, Dimitrov tha se rasti i arratisjes dhe të marrjes së azilit për ish-kryeministrin, Nikolla Gruevskin është një sfidë për marrëdhëniet bilaterale në mes Maqedonisë dhe Hungarisë, e cilën e trajtojmë me kujdes të madh dhe në përputhje me parimet e sundimit të ligjit në Maqedonia.
“Ne do të përdorim të gjitha mundësitë ligjore që ta sjellim atë dhe të përballet me drejtësinë në Maqedoni”,tha Nikolla Dimitrov. Ministri i jashtëm hungarez përsërit mbështetjen e vendit të tij për Maqedoninë në rrugën e saj të integrimev evropian dhe euroatlantike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përmbytje vdekjeprurëse në Afrikën Jugore, mbi 100 viktima
Prokuroria vazhdon aksionin kundër grupit të dytë të dyshuar...
Osmani tregon detaje për takimin me Trump: Roli i SHBA-së në...
Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizje...
Naim Murseli flet për raportin me Liridonën: Ishim të lumtur...
Hekuran Hoxha u gjet i vdekur, gjysmë ore më parë kishte nën...