Dita kur Bullgaria vendosi veto për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut nuk ishte e mirë, as për Evropën, e as për perspektivën evropiane të rajonit tonë, ndërsa veçanërisht jo për ne, tha zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në intervistë për gazetën vjeneze “Standard”.
Ai potencoi se vetoja bullgare dërgon sinjal shumë të keq për rajonin e Ballkanit Perëndimor se BE-ja nuk e njohu atë që deri më tani e arriti vendi, i cili në tre e gjysmë vitet e fundit i zgjodhi problemet me fqinjët, bëri hapa të mëdhenj drejtë shoqërisë së hapur, demokratike dhe multietnike dhe zbatoi reforma për ndërtim të shtetit juridik.
Megjithatë, sipas Dimitrovit, tani dëshirojmë ta parandalojmë dëshpërimin dhe nacionalizmin dhe për këtë edhe nëse nuk arrijmë ta zhbllokojmë veton bullgare, kthehemi drejtë shteteve mike të Unionit, që të mundemi t’i arrijmë standardet evropiane pa procesin e anëtarësimit drejtë BE-së.
“Nëse procesi ynë i anëtarësimit vendoset aq shumë në problem bilateral që diskutimet për historinë të bëhen më të rëndësishme se lufta kundër korrupsionit, pavarësia në gjyqësor, funksionimi i institucioneve demokratike, liria e mediave, mjedisi dhe energjia, atëherë ai nuk është proces që evropianizon, por proces që ballkanizon. Për këtë neve na nevojitet agjendë reformuese me rrjet të miqve të cilët janë këtu që të na ndihmojnë dhe duhet të vendosim qëllime të qarta dhe të punojmë në to. Sepse nuk do të duhej të humbim kohë”, tha Dimitrovi.
Zëvendëskryeministri thekson se vendi nuk heq dorë nga bisedimet me Sofjen, por potencoi se nuk do të bisedojmë për atë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim.
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në