Beteja jonë sot është në fakt betejë e Evropës me vetveten, për të mbajtur fjalën e saj. Është koha për të filluar negociatat e merituara për anëtarësimi dhe kështu do të jemi fitues të përbashkët, kështu u shpreh sot zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov gjatë shënimit të Ditës së Evropës.
Lidhur me pritjet nga Sofja zyrtare, Dimitrov tha se zgjedhjet e reja dhe qeveria teknike në Bullgari paraqesin një kontekst të vërtetë politik që është sfidues dhe se është e qartë, siç tha ai, se “as ne as BE në rajon, as fqinjët dhe ata që janë anëtarë të Unionit, nuk e kanë luksin që të presin më gjatë”.
“Shumë kohë ka kaluar, mendoj se ekziston një problem i madh me perspektivën evropiane në shumë vende. Kemi zgjedhje tjera – në vendin tonë ka zgjedhje lokale në vjeshtë, në Bullgari ka zgjedhje presidenciale në nëntor. Por, pavarësisht nga sfidat, duhet ta shohim njëri-tjetrin dhe ta kthejmë plotësisht dinamikën. Kjo do të ishte mirë për ne.
Do të ishte mirë që me Sofjen të kthehemi në rrugën e duhur të partneritetit dhe miqësisë, kjo do të jetë gjithashtu shumë mirë për Bashkimin Evropian.
Vitet e fundit kemi shumë pak pika të ndritshme në Ballkan. Shpresa vjen nga Maqedonia e Veriut dhe kjo është arsyeja pse vendimet që do të merren rreth nesh do të kenë një reflektim në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. e jona është që të gjejmë mënyrë, në përputhje me parimet evropiane, të dalim, në një farë mënyre, nga ky ngërç shumë i dëmshëm këtë vit”, tha Dimitrov.
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....