Minsitri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ju drejtua Komisionit për çështje evropiane, ku diskutohej për Propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit, debati zhvillohet pa opozitën.
Në fjalimin e tij, Dimitrov tha Opozita nuk ndihmon në marrëveshjen me Greqinë dhe e emëron si kapitullim të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kush i ndalonte deri tash të hapnin këto procese? Atëherë rruga për në BE është më e gjerë. Na futën në greminë, kurse ne dolëm nga ajo. Nëse nuk ndihmojnë, atëherë të mos pengojnë”, deklaroi ministri.
Në raport me protestat para Kuvendit, Dimitrov tha se nuk mundet 100 persona të quhen popull.
“Dihet se çka është populli, me metodën më demokratike të mundshme, referendumi, atje do të shprehet vullneti i popullit. Nëse e kemi përkrahjen e popullit, atëherë do të shkojmë në sigurimin e 2/3 së Kuvendit”, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme.
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...