Krerët e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias punojnë për një zgjidhje me kompromis dhe të drejtë, që do t’i lidhë interesat e dy shteteve, do të shohë kah e ardhmja dhe jo kah e kaluara dhe do ta ruajë dinjitetin e qytetarëve të dy shteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dy ministrat dje në Shkup i vendosën pozicionet e Maqedonisë dhe Greqisë pas shkëmbimit të plan-marrëveshjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndësa në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm grek Kotzias, Dimitrov tha se për Maqedoninë propozimi për emër me shtesë gjeografike në gjuhën maqedone pa përkthim nuk është drejtimi më i mirë, ndërsa Kotzias edhe njëherë theksoi se Greqia nuk heq dorë nga ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë.
Dy ministrat nuk dhanë detaje për përmbajtjen e bisedimeve, duke theksuar se nuk duan që në mënyrë të hapur të flasin për pozicionet e tyre derisa zgjasin negociatat.
Kotzias theksoi se në fund të negociatave, të dy palët duhet të krijojnë një tekst të përbashkët që ndëmjetësi Matthew Nimetz do ta shdërrojë në marrëveshje dhe do ta dorëzojë te Këshilli për Siguri i Kombeve të Bashkuara, si vërtetim për atë se çështja është e zgjedhur.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira