Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos e ka takuar kryeministrin bullgar Boyko Borissov.
Siç njoftojnë nga kabineti i Borissovit, ai e ka konfirmuar mbështetjen e Bullgarisë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kryeministri bullgar ka shprehur pritje se puna e Komisionit të përbashkët interdisiplinar në mes dy shteteve do të vazhdojë në frymën konstruktive dhe nuk do të ndikohet nga gjendja politike në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Borissovit.
Borissov dhe Dimitrov kanë biseduar edhe për udhëheqjen e përbashkët të Shkupit dhe Sofjes me Procesin e Berlinit në vitin 2020.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...