Është stabile gjendja e sigurisë në rajonin e Komunës Dibër dhe Qendër Zhupë, ku është shpallur gjendja e krizës. Nuk janë regjistruar tubime të qytetarëve në vende publike, nuk ka prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe nuk ka të regjistruar aksidente.
Gjithashtu janë evidentuar 10 persona të rinj të cilët janë në vet-izolim dhe gjithashtu janë kryar 66 kontrolla mbi këta persona në zonën e këtyre komunave.
Nga MPB-ja informuan se në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë me sukses po zbatohen masat për kontroll gjatë hyrjes të automjeteve të udhëtarëve dhe automjeteve të tjera, si dhe aktivitetet për furnizim të ushqimit, ilaçeve, mjeteve për higjienë personale dhe nevojave të tjera për qytetarët e të dyja komunave. Të gjithë personat juridikë të cilët kryejnë furnizim duhet të lajmërohen në Shabin e Krizës në telefonin fiks 046/831 051 pas çfarë, automjetet e tyre me me përcjellje të policisë do të zbatohen deri te objektet përkatëse tregtare.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...