“Kërkesa për ekstradimin e Nikolla Gruevskit, me dokumentacionin e nevojshëm duhet të dërgohet në Hungari sot ose më së voni nesër”, njoftoi ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.
Përkrah dokumenteve për rastin “Tanku” në të cilën Gruevski është dënuar me dy vite burg, autoriteteve hungareze do t’u dërgohet edhe dokumentet për akuzat tjera dhe procedurat hetimore që janë ngritur kundër Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deskoska thekson se ka bazë juridike për ekstradimin e Gruevskit dhe pret që ai të kthehet në Maqedoni.
Sipas saj, Hungaria nuk ka arsye që t’ia jep statusin e azilit dhe pret që kërkesa e tij të refuzohet.
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...