Pas paralajmërimit të Shkupit zyrtar se e ndryshon qëndrimin për përmbajtshmëri gjatë votimit për anëtarësim të Kosovës në UNESKO, ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq porositi se edhe Serbia mund ta ndryshojë qëndrimin e vet për çështjen e emrit të Maqedonisë.
“Nëse Maqedonia me të vërtetë voton për pranimin e Kosovës në UNESKO, edhe pse e vetëdijshme sa kjo i prek Serbinë dhe popullin serb, presidentit Vuçiq do t’i propozoj që Serbia lidhur me emrin me të cilin e pranojmë Maqedoninë, po ashtu, si edhe ata rreth Kosovës në UNESKO, ta ketë parasysh pozitën e Bashkimit Evropian”, tha Daçiq.
Në deklaratë për Tanjugun, ai tha se paralajmërimi i Shkupit zyrtar se do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, duke e marrë parasysh pozitën e shumicës së vendeve anëtare të BE-së, “është drejtpërdrejt në kundërshtim me të gjitha deklaratat e deritanishme të kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, se Maqedonia do të jetë e përmbajtur”.
Ndryshimi i qëndrimit, tha shefi i diplomacisë serbe, “drejtpërdrejt do të ndikojë në marrëdhëniet e mira fqinjësore”, tha Daçiq./arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar