Gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit 2017 në Kuvend, anulohet për më 28 tetor për shkak të mungesës së të akuzuarit Spiro Ristovski, i cili është në vetëizolim, për shkak të koronavirusit.
Mbrojtësi i Spiro Ristovskit, në gjykatë ka dorëzuar njoftim se i akuzuari do të jetë në vetëizolim deri më 21 tetor.
I akuzuari i parë Trajko Veljanovski, gjithashtu, ka vendim për vetëizolim deri më 22 tetor.
Në seancën e sotme, duhej të merren në pyetje më shumë dëshmitarë, të propozuar nga mbrojtja e ish-spikerit të Kuvendit, Trajko Veljanovski.
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësi Ilija Tërpkov ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Vilma Ruskovska.
Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski si edhe ish-drejtori i DSK, Vlladimir Atanasovski, shkruan Telegrafi.
Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushteues dhe sigurisë”.
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...