Mediat në Kroaci kanë përcjellur deklaratën e kryeministres së Serbisë, Ane Brnabiç, e cila në një intervistë për “Economist” tha se “në Srebrenicë nuk është bërë genocid”.
Ajo ka arsyetuar mendimin e saj duke thënë se aty është kryer një “krim i tmerrshëm”, transmeton portali arbresh.info
“Nuk ka pasur ndonjë veprim me mendimin: T’i heqim qafë të gjithë, që të mos ketë më myslimanë. Mendoj se genocide, sipas përkufizimit do të thotë të vrasësh gra, fëmijë…kjo nuk ka ndodhur në Srbrenicë. Është e vështirë për mua të flasim për këtë, sepse aty ka ndodhur një krim i tmerrshëm, një nga krimet që mua më personalisht më bën të ndjehem e turpëruar, sepse e përshkoi Serbinë në mënyrën jo të denjë dhe aspak të vërtet”, tha ajo.
Deklarata e saj u përcoll nga mediat kroate, duke kujtuar se “Ratko Mlladiç, udhëheqësi i luftës serbe në Bosnje e Herzegovinë, është dënuar ndër të tjera edhe për genocid në Srebrenicë”./arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...