Ministria për Punë të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut me protokolle të reja për Covid-19 me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut vendoset në listën e gjelbër të shteteve dhe territoreve që iu njihen certifikatat e vaksinimit.
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët udhëtojnë në Britaninë e Madhe, dhe të cilët janë të vaksinuar në vend, do të konsiderohen si persona plotësisht të vaksinuar nën këto kushte: nëse posedojnë me vete certifikatën e vaksinimit, për ta dëshmuar statusin e vaksinimit; nëse kanë marrë dozën e plotë të vaksinës (2 doza) të paktën 14 ditë para se të mbërrijnë në Britaninë e Madhe; nëse janë të vaksinuar me ndonjërën nga këto vaksina: Oksford/AstraZeneka, Pfizer BioNTech, Moderna, Jansen; nëse certifikata e vaksinimit si dëshmi lëshohet nga organi nacional ose shtetëror për shëndet publik dhe të jetë në gjuhën angleze, franceze apo spanjolle.
Në ueb faqen e MPJ-së mund t’i ndiqni informacionet më të detajuara dhe më të reja për Covid protokollet.
Mbetet i pandryshuar rregulli për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën e Veriut (MB), për posedimin e vizës së vlefshme ose lejes së qëndrimit.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik