Bisedat e përgjuara që janë publikuar në Facebook shërbejnë për pastrim brenda partiak dhe zhveshje të udhëheqësisë së BDI-së, thonë analistët për Radion Evrpa e Lirë.
Ish ministri i punëve të brendshme, Pavle Trajanov, vlerëson se ‘bombat’ të cilat po i dëgjojmë javët e fundit tregojnë se do të ketë lëvizje dhe rigrupime politike dhe se publikimi i bisedave të përgjuara është në funksion të pastrimit të hesapeve brendapartiake.
“Por edhe të ulet ndikimi i BDI-së brenda në të gjitha këto raporte, me siguri ka edhe të interesuar tjerë të participojnë në pushtet”, thotë trajanov.
Analisti Albert Musliu thotë se interes politik nga kjo situatë mund të kenë disa grupe që janë kundërshtarë të BDI-së, transmeton Gazeta Lajm.
„Grupi i parë mund të jetë një grup që nuk ka interes nga e ashtuquajtura ‘fshesë’ dhe nga efekti që ‘fshesa’ duhet ta ketë në jetën politike. Kategoria e dytë janë ata që janë kundërshtarë politikë të BDI-së, kurse kategoria e tretë mund të jenë ata që kanë anonimozitete personale ndaj personave që e bëjnë këtë”, ka deklaruar Musliu
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor