Maturantët sot nuk janë kyçur në mësimin online, me çka nuk e kanë filluar gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor.
Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNSHM) ka filluar bojkot të mësimit, duke kërkuar që në vend të katër (tre ekestern dhe dy intern) provimeve të maturës shtetërore, të ketë dy, përcjell telegrafi maqedoni.
Kryetari i UNSHM-së Blendi Hodai, tha se sipas njoftimit të bashkëmoshatarëve të tyre bojkot ka në shkollat e mesme në 20 qytete, duke përfshirë edhe Shkupin, ndërsa atje ku nuk ka filluar është sepse nuk janë njoftuar dhe bojkot do të ketë nga nesër.
Ai tha se nxënësit e shkollave të mesme mbledhin nënshkrime online për mos dhënie të maturës shtetërore, por nuk janë plotësisht për heqjen e provimeve.
Hodai shtoi se planifikojnë një javë bojkot, ndërsa për hapat e radhës do të vendosin më vonë.
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...