Franca këmbëngul se Bashkimi Evropian ende nuk është gati për të diskutuar mundësinë e pranimit të anëtarëve të rinj, tregojnë dokumentet e shkëmbyera midis diplomatëve në Bruksel të cilat i sigurojë “Bloomberg”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në analizën e saj me titull “Macron kërkon të ngadalësojë zgjerimin e BE-së, goditje për aspiratat e Ballkanit”, Bloomberg shkruan se megjithëse shumica e vendeve mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Franca dhe Holanda dëshirojnë një rregullim të plotë të procesit të zgjerimit, përpara se të fillojnë negociatat me të dyja vendet.
“Paris dëshiron që bisedimet e mëtutjeshme të jenë më graduale, më konkrete në përfitimet që po japin vendet në fjalë. Asnjë datë për negociatat zyrtare nuk duhet t’i jepet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përpara se BE të përfundojë këtë rregullim të metodologjisë së saj”, thuhet në draft komunikatën që u pasua më 10 tetor nga diplomatët francezë drejt qeverive të tjera të BE-së.
Drafti i fundit i vendimit, që Bloomberg ka siguruar, jep dritë të gjelbër për negociatat zyrtare të pranimit që të fillojnë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, por sipas burimeve diplomatike thuhet se “askush nuk është i lumtur” me tekstin.
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...
Von der Leyen: Evropa duhet të jetë përgjegjëse për sigurinë...
Supremja shpall të paligjshme nenet që obligojnë pensionistë...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Dëmtohet Gjimshiti, pritet t’i humbasë disa ndeshje të...
Prizren: Arrestohen tre persona për tentativë të ndotjes së ...