Profesori universitar Abdylmenaf Bexheti, në lidhje me shkurtimin e pagave, thotë se kjo nuk duhet të bëhet tek administratorët, por tek funksionarët të cilët kanë paga të majme.
Sipas tij, nëse të punësuarit në administratë marrin pagë minimale (14.500 denarë), për dy muaj do të kursehen 35 milionë euro, por kjo nuk duhet të bëhet pasi siç tha, sektori publik është njëri nga grupet e qytetarëve më të prekur nga kjo krizë, përcjell telegrafi maqedoni.
“Duhet ta dijmë se ky grup i rëndësishëm është më i ekspozuari tek bankat me borxhe të ndryshme. Vetëm në banka janë nën hipotekë 140 mijë banesa. Nëse i llogarismi 2-3 anëtarë për familje, do të thotë se gjysma e popullatës kanë borxhe. Të themi se bankat do t’i shtyjnë borxhet, megjithatë kjo nuk ju ndihmon”, tha Bexheti për TV Telma.
Ai tha se me masën e shkurtimit të pagave duhet të përfshihen funksionarët qeveritar, të cilët marrin paga mbi mesataren, e cila në vend është 27.500 denarë.
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...
Pas një konflikti në Vushtrri dyshohet për të shtëna, polici...
Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe god...
Arrestohet një person në Gjakovë, sulmoi inspektorin gjatë d...
Incident i rëndë në Junik, policia konfiskon armë dhe thika ...
Shtetasit kinez i grabiten 20 euro nën kërcënimin e thikës n...