Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, sot në seancën e Kuvendit të Serbisë kushtuar masave të sigurisë pas dy tragjedive të ndodhura dy javë më parë atje, tha se parlamenti serb është i vetmi forum ku politikanët seriozë dhe të përgjegjshëm duhet të diskutojnë për masat që po merr shoqëria dhe vlerësoi se nuk është koha për përçarje politike.
“Si dikush që beson thellësisht në vlerat demokratike, besoj se Asambleja Kombëtare është vendi i duhur për të diskutuar të gjitha temat, jo shfaqjet, dhe veçanërisht temat që janë kaq të vështira dhe kaq të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe për qytetarët tanë”, tha Bërnabiq, raporton Tanjug.
Ajo shtoi se do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve dhe do të diskutojë aq sa duhet për gjendjen e sigurisë para dhe pas tragjedive, për masat që janë marrë, pritshmëritë dhe deri ku kanë arritur me zbatimin e tyre.
Para pak ditësh Serbia u trondit kur fillimisht një 9-nëntëvjeçar vrau disa nxënës në shkollën e tij, e më pas edhe një 21-vjeçar ka shtënë mbi tetë persona në një fshat afër Beogradit, duke i lënë të vdekur.
Aksident trafiku në Slivovë, lëndohen tre persona
Numërohen të gjitha votat nga ambasadat, fillon numërimi i a...
Reshjet e shiut me intensitet të lartë në Shqipëri – paralaj...
Gati dy orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova
Pyetjet që rrethojnë tragjedinë me mbi 40 viktima në Zvicër,...
Shpëtoi 10 persona nga zjarri në Zvicër, 50-vjeçari hero për...