Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, ka folur për gjendjen e krijuar rreth furnizimit me derivate.
Ai ka thënë se nuk ka vend për panik, pasi shteti ka rezerva të naftës.
“Nuk ka krizë për furnizimin me naftë dhe derivate të naftës. Ka mjaftueshëm rezerva edhe tek tregtarët edhe në rezervat shtetërore të mallrave. Mos të bëhet panik tek qytetarët se do të kenë kufizime për naftën dhe derivate të naftës”, tha Bekteshi.
Ndryshe, më herët Komisioni Rregullator për Energjetikë theksoi se në disa vende për furnizim me derivate kanë vendosur kufizim të derivateve që mund t’i blejnë qytetarët, deri në 500 apo 1000 denarë. /Telegrafi/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...