Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se po tenton të degradojë statusin e gjuhës shqipe në vend.
Deklarata e kryeministrit zbuloi qartë synimin e tij për të degraduar statusin zyrtar të gjuhës shqipe, duke e kthyer atë në një formulë të tejkaluar dhe të papranueshme, siç ishte në Ligjin e vitit 2008, ku shqipja përdorej vetëm me kërkesë të shqiptarëve dhe përmes plotësimit të formularëve të veçantë.
“Kjo është një përpjekje e hapur për të zhbërë të drejtën e gjuhës së garantuar me Kushtetutë dhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të vitit 2018, i cili e bëri gjuhën shqipe zyrtare në të gjitha institucionet qendrore. Tashmë është e qartë se qeveria nuk e njeh këtë realitet dhe po përgatit terrenin për ta anuluar këtë ligj përmes Gjykatës Kushtetuese. Për BDI-në, ky është një veprim i papranueshëm. “Nuk do të lejojmë që gjuha shqipe të kthehet në një status dytësor e të kushtëzohet nga burokracia apo vullneti politik i dikujt.”, thonë nga BDI, raporton RTM2.
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...