Nëpërmjet një njoftimi të BDI-së thuhet se ata si parti angazhohen për zbatimin e politikave dhe synimeve globale të mbrojtjes së ambientit jetësor nga ndryshimet klimatike.
“Në kuadër të Samitit të Klimës #COP26 në Glasgow u prezantuan veprimet dhe ambiciet nacionale klimatike që janë të lidhura ngushtë me agjendën e blertë si orientim programor i Qeverisë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Në programin disa ditor të negociatave për klimën, do të prezantohet edhe Kontributi i Rishikuar Kombëtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili njihet si një nga kontributet më ambicioze të rishikuara në Marrëveshjen e Parisit”, thonë nga kjo parti.
Në njoftim thuhet se Republika e Maqedonisë së Veriut angazhohet të reduktojë emetimet e gazrave serë me 51% ose të shprehura në emetimet neto, në vitin 2030 një ulje prej 82% krahasuar me nivelet nga vitet e kaluara.
“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se një arritje tjetër shumë e madhe për një mjedis më të mirë e më të pastër është edhe angazhimi për kufizimin e emetimeve të metanit, bazuar në politikat dhe masat e analizuara dhe të miratuara më parë në dokumentet strategjike klimatike”, thonë nga BDI.
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...