Policia ka realizuar bastisje anti-drogë në Manastir ku ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale D.D. nga Manastiri.
“Më datë 06.12.2021 në rrugën “Klimenti i Ohrit” në Manastir, nëpunësit policor të Departamentit për tregti ilegale me drogë dhe armë në Sektorin e Punëve të Brendshme Manastir kanë privuar nga lira D.D.(33) nga Manastiri”.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe hapësira të tjera, të kryera me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe marrë pluhur droge, më shumë mjete me mbetje të drogës dhe para në vlera të ndryshme”, qëndron në njoftimin e MPB-s.
D.D. është mbajtur nën arrest në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...