Dy bashkësitë më të mëdhaja fetare në Maqedoni, Kisha Ortodokse e Maqedonisë (KOM) dhe Bashkësia Fetare Islame (BFI) kanë ndikim mbi politikën në Maqedoni.
Kështu thotë ankesa e Fondacionit Konrad Adenauer e realizuar në bashkëpunim me Institutin për hulumtime politike (IHP) në Shkup dhe portalin religija.mk.
33% e ortodoksëve mendojnë se KOM ka ndikim në politikë, ndërsa 46,2% e muslimanve mendojnë se BDI ka ndikim në politikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në disa aspekte, BFI-ja ka më shumë ndikim se sa KOM-i. Në lidhje me ndërtimin e objekteve fetare në Maqedoni, 75,9% mendojnë se ka mjaftueshëm, kurse 66,6% mendojnë se këto objekte janë në funksionim të shënimit të territorit të ndikimit.
89,1% mendojnë se KOM-i nuk duhet të heqë dorë nga kërkesa për status të autoqefalisë dhe barazi të plotë me kishat tjera. 42,1% mendojnë se Kisha serbe duhet të jetë e para që do ta njeh autoqefalinë, si edhe 18,6% mendojnë se këtë duhet ta bëjë Kisha bullgare.
76% mendojnë se BFI-ja ka arritur ta ruaj islamin tardicional në Maqedoni, 56,9% e miratojnë regjistrimin e Bektashive në Kërçovë, dhe mendojnë se edhe ata në Tetovë duhet të regjistrohen. 55,7% janë kundër këtyre dy regjistrimeve.
81,2% mendojnë se edhe institucionet fetare duhet të hapin shtëpi për bonjakë, kurse 10,8% janë kundër.
Në anketë, 74,8% janë deklaruar si ortodoks, 22,2% si musliman, 0,5% si katolik, dhe po aq u takojnë bashkësive tjera fetare. 1,9% e të anketuarve kanë qenë ateistë. Anketa është realizuar në janar të këtij viti./Telegrafi/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...