Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar pushtetin LSDM-BDI se çdo ditë, në forma të ndryshme bën presion ndaj tre komunave të udhëhequra nga kjo parti. Sekretari i përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari, tha se Inspektorati i Arsimit, Policia Financiare, organet për zbulimin e krimit të organizuar dhe institucione tjera qeveritare, në mënyrë konstante bastisin brutalisht qeverisjen lokale në Gostivar, Vrapçishtë dhe Bogovinë.
“Ne pritnim të gjithë që të gjendet valixhja e Bokit me 1.5 milion euro a sa ishin, apo të zgjidhet rasti i ‘Maxhar Telekomit’ i cili kishte një përfundim ligjor në Gjykatën e Nju Jorkut, mendonim se sot do të zgjidhen rastet e Den Donçevit, rastet e kaubojve të dasmave dhe plot raste tjera për të cilët shprehin shqetësim edhe faktori kombëtar edhe institucionet relevante ndërkombëtare- deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit
Taravari tha se nuk i frikësohen aspak pushtetit dhe nuk do të ndalojnë me aktivitetet e tyre. Ai shtoi se do t’i shfrytëzojnë marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar dhe do t’i informojmë për, siç tha padrejtësitë, presionet, hakmarrjet politike dhe abuzimet e pushtetit. Partitë e pushtetit nuk i komentuan akuzat e ASH-së.
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...