Avokatët e Katica Janeva sot filluan të shikojnë provat që posedon Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar kundër saj për rastin “Haraçi”, por do të vazhdojnë eventualisht edhe nesër, me gjasë të hënën. Provat u shikuan personalisht edhe nga Janeva, por siç thanë avokatët për shkak të rregullave të shtëpisë së burgut, ajo duhej të kthehej në paraburgim në Shuto Orizare, ndërsa avokatët vazhduan ti shikojnë provat me pëlqimin e saj.
Ndër provat që panë sot ishin ato të prokurorëve të PSP-së, Lile Stefanova dhe Burim Rustemi, por jo edhe i të dyshuarit të dytë për rastin “Haraçi”, Zoran Milevskit, siç ishte rasti dje në provat e siguruara nga avokatët e të dyshuarit të parë Bojan Jovanovskit.
Siç thanë avokatët e Janevës, nuk kishte asnjë arsyetim për këtë, domethënë prokurori konsideroi se nuk ishte detyrim i saj.
Avokatët e Janevës besojnë se sipas praktikës së Strasburgut duhet të jepen të gjitha provat. Ata as nuk lejuan të shikojmë as provat e PI-masave që janë përdorur nga Janeva.
Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë të shikojnë provat dhe javën tjetër dhe eventualisht do të japin dëshmitë e tyre.
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...