Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksanadër Vuçiq pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka shpjeguar “thelbin e hipokrizisë”, që sipas saj e ka bashkësia ndërkombëtare ndaj Beogradit e rezultat i kësaj “Serbia po vuan”, sipas Brnabiq.
“A i respektojmë rezolutat e OKB-së apo jo? A i zbatojmë marrëveshjet ndërkombëtare apo jo? Integriteti territorial i shteteve të njohura ndërkombëtarisht është i pacenueshëm apo jo? Ne respektojmë ligjin ndërkombëtar gjithmonë apo siç na përshtatet neve? Presidenti serb Aleksandar Vuçiq shpjegoi thelbin e hipokrizisë e vuajmë çdo ditë”, ka shkruar Brnabiq në Twitter.
Vuçiq është takuar me Lajçakun ku kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.
Më pas, Qeveria e Kosovës ka vendosur për reciprocitet me targa me Serbinë.
Pas kësaj kanë ardhur reagimet nga Beogradi, ku presidenti serb ka thënë se “përgjigjja e Serbisë do të jetë vdekjeprurëse”./arbresh.info/
Поштујемо УН резолуције – или не? Имплементирамо међународне споразуме – или не? Територијални интегритет међународно признатих држава је неповредив – или није? Међународно право поштујемо – увек или како нам одговара? @avucic објаснио суштину лицемерја које трпимо сваки дан. https://t.co/JRtSgGKWF0
— Ana Brnabic (@anabrnabic) June 29, 2022
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea