Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor në bashkëpunim me shoqatën për zhvillim të qëndrueshëm dhe mjedisit jetësor “Go green” nga Shkupi dhe Bashkia e Shkupit organizojnë aksion “Maqedonia pa mbeturina 2018” që do të fillojë sot.
Fillimi i këtij aksioni do të shënohet në Komunën e Kisella Vodës nga ana e zëvendës-ministrit i Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli.
Aktivitet për mbledhjen e mbeturinave do të zhvillohen ne dy lokacione, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me përkrahjen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës Komuna e Kisella Vodës pjesë e aksionit kombëtar për pastrimin e mbeturinave do të jenë edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e të gjithë shkollave fillore që janë nën kompetencën e komunës.
Nga Komuna e Kisella Vodës me rastin e Ditës Botërore për pastrim ju bëri thirrje qytetarëve të tregojnë lokacioni ku ka mbeturina të egra, dhe ku do të ndihmonin për suksesshmëri më të madhe në aksionin e pastrimit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...