Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë – Shëngjin, në mesin e tyre të lënduar edhe nga Kosova.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin, në vendin e quajtur “Lagje e Shaljanëve”, raporton OraNews.
Sipas policisë “mjeti me drejtues shtetasin K.N.,24 vjeç, banues në Lezhë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.K., 36 vjeç, banues në Kosovë”.
Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesit e dy mjeteve si dhe shtetasit: E.V.,28 vjeç, banues në Tiranë, L.N.,20 vjeç,banues në Lezhë B.K.,35 vjeçe, banuese në Kosovë dhe i mituri A.K.,të cilët ndodheshin si pasagjerë në të dy mjetet.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...
Ekspertja: Nuk jam mbështetur tërësisht në ChatGPT, ka qenë ...
Parlamenti serb nuk e përkrah kërkesën e Kamberit për Komisi...