Një person nga Manastiri e ka humbur jetën në një aksident trafiku, që dje ndodhi në rrugën Manastir – kalimi kufitar Mexhitlija.
Nga SPB Manastir informojnë se aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin e fshatit Bistrica dhe Optiçari, kur një makinë “Renault Megan” me targa të Manastirit, ka dalë nga rruga.
“Makina është drejtuar nga personi A.B, i cili gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë”, thonë nga SPB Manastir.
Ata shtojnë se pas urdhrit të prokurorit publik trupi i personit është dërguar për autopsi, ndërsa hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Manastir.
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor
27-vjetori i rënies së Luan Haradinajt, Haradinaj: Krenaria ...