Përderisa po numërohen ditët e fundit të këtij viti shkollor, mbetet pezull vendimi për kthimin në normalitet të mësimit me prezencë fizike nga shtatori. Nga Ministria e Arsimit thonë se ende nuk dihet nëse nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme mund t’u kthehen bankave shkollore nga viti i ri shkollor.
Ministrja Milla Carovska tha se si ajo ashtu edhe drejtorët e shkollave, arsimtarët, prindërit e nxënësit janë të një mendimi që mësimi tradicional duhet të nisë nga shtatori. Por ajo shtoi se vendimi varet nga situata epidemiologjike.
“Duke u prirë nga këto informacione dhe gjendjen aktuale, kemi caktuar mbledhje me Komisionin për sëmundje infektive dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe në momentin që do të kemi qëndrim zyrtar të vërtetuar nga të gjitha palët e përfshira, të njëjtën do ta themi në opinion. Deri atëherë çdo informatë mbetet spekulim dhe nuk është përkatëse unë si ministre të merrem me spekulime”, deklaroi Milla Carovska, raporton Alsat M.
Gjatë muajit të kaluar, Ministria e Arsimit hartoi propozim ligjin që përfshin edhe digjitalizimin e librave shkollore. Reagime të shumta me protesta dhe thirrje për bojkot erdhën nga shoqatat e nxënësve dhe të prindërve të cilët kundërshtojnë digjitalizimin e konceptin e ri në arsim.
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...