Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se falë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO sot kemi stabilitet dhe paqe në vend.
“Si minjtë do të hynim nëpër vrima, ja ku është Ukraina. Nuk dihet se ku po shkojnë ato raketa. Sot ju jeni anëtare e NATO-s. Nëse dikush ju prek, 30 vende janë pas jush, pas republikës sonë. Nëse një anëtar i NATO-s është në luftë, ju keni paqe, stabilitet dhe siguri sot” tha Ahmeti.
Ai tha se duke zgjidhur çështjen me Bullgarinë sigurojmë të ardhmen.
“Me zgjidhjen e çështjes bullgare, ju siguroni të ardhmen. Për këtë kemi folur edhe më herët, për avantazhet e anëtarësimit të vendit në BE”, tha Ali Ahmeti në “ClickPlus”.
Ahmeti gjithashtu ju referua edhe zgjedhjeve të parakohshme, për të cilat tha se për momentin ato nuk janë zgjidhje.
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, për ne prioritet tani është të mbyllim çështjen bullgare, kjo është detyra nga mëngjesi deri në darkë. Zgjedhjet nuk ofrojnë zgjidhje. Si me zgjedhje të parakohshme, si me të kohshme kryeministri shqiptar ka me u bë”, tha Ahmeti.
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...