Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për Reuters theksoi se kriza politike në Maqedoni mund të zgjas edhe katër vjet
Ai në këtë intervistë ka konfirmuar se është marrë vesh për zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe që kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar. Po ashtu sipas Ahmetit, marrëveshja me LSDM parasheh që gjuha shqipe të përdoret edhe në institucionet shtetërore dhe dhe banknota.
Duke vlerësuar krizën politike, kreu i BDI-së theksoi se ajo mund të zvarritet me vite dhe se disa politikanë sipas tij, po e shfrytëzojnë atë për të nxitur konflikt ndëretnik, raporton TV21
Ndërsa duke komentuar mosdhënien e mandatit për formimin e Qeverisë nga Ivanov për Zaevin, Ahmeti tha se partitë politike nuk duhet të tentojnë të përfitojnë nga tensionet.
Sipas tij, kriza aktuale duhet të zgjidhet me mjete politike, dhe jo të shndërrohet në problem ndëretnik. I pyetur për afatin e zgjidhjes së saj, ai ka nënvizuar se ky qorrsokak mund të vazhdojë siç ka nënvizuar edhe katër vite, për kur janë paraparë zgjedhjet e ardhshme
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...