Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot ka folur në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe mendimin e Komisionit të Venecias.
Ai tha se deklarata e Bujar Osmanit për Ligjin për Gjuhët është nxjerrë nga konteksti, duke shtuar se zëdhënësi i tij nuk ka dashur të nxjerrë në pah luftën e 2001.
“Osmani ka thënë se e kaluara nuk duhet të përsëritet. Ndërsa edhe unë them se e kaluara duhet të na shërbejë si moment i hidhur, pasi nëse i kthehemi të kaluarës nuk e dimë të ardhmen”, tha mes tjerash Ahmeti.
Ai u pyet për dorëheqjen nga posti i kryetarit të BDI-së pas anëtarësimit në NATO, ndërsa tha se këto do t’i diskutojë në kongresin e partisë./telegrafi
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...