Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Manastir, ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj personit i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – sulm seksual ndaj fëmijës nën moshën 14 vjeçare nga neni 188 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Më 25 shtator, në shtëpinë e tij në Manastir, i dyshuari 71-vjeçar ka kryer akte të tjera seksuale ndaj një fëmije 8-vjeçar, të cilin e ka mbyllur në banesë.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Manastir propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.
Gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh./AlsatM
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin