66 vjeçari që ditë më parë ndërroi jetë në banesën e tij në Manastir nuk ishte me koronavirus, pasi që rezulttet e testit kanë treguar se ai ka dal negativ. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
“I ndjeri, i moshës 66-vjeçare, që më 30 mars nga ana e MPB-së, gjatë kontrollit rutinor në izolim shtëpiak, ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Manastir, është negativ në virusin korona”, theksoi Ministria e Shëndetësisë.
Ai ka qenë në izolim shtëpiak pas mbërritjes së tij nga Anglia, 14 ditë më parë. Por në ditën kur duhej të dilte nga izolimi, gjegjësisht më 30 mars, ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij nga ana e policëve. Siç mësohet ai ka qenë diabetik dhe me hipertension./ina
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...