Rreth orës 13:00 ka filluar seanca e Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.
Propozimi për zgjedhjen e Xhaferit është dorëzuar në Kuvend me nënshkrimet e të gjithë 62 deputetëve të shumicës parlamentare që përbëjnë LSDM-në dhe Koalicionin “Mundemi” me Besën, BDI-në dhe PDSH-në.
Kryetari i Kuvendit zgjidhet me së paku 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Pas zgjedhjes, kryetari i Kuvendit në ditët në vijim do të duhet të caktojë edhe mbledhje për zgjedhje të Qeverisë së re të cilën do ta kryesojë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Afati për parashtrim të propozimit për zgjedhje të Qeverisë së re është 2 shtatori./alsat
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...