Më 19 shkurt deputeti Ziadin Sela do të duhet të paraqitet në gjykatë si i dëmtuar, në lidhje me ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.
Për herë të parë pas 10 muajve, Sela do të duhet të përballet me sulmuesit e tij, të cilët Gjykata Themelore Shkupi 1 i gjykon për veprën “tentim vrasje”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e sotme në Gjykatën Penale e cila zgjati disa orë, avokati i Selës kërkoi dëmshpërblim prej 500 mijë eurove për lëndimet e deputetit.
Avokati paralajmëroi që Sela sot do të paraqitej në seancë, por për shkak të tempos së ngadalësuar të gjykimit, gjykatësja Sllavica Andreevska vendosi që i dëmtuari Ziadin Sela dhe tre dëshmitarët tjerë nga Instituti për Mjekësi Ligjore t’i dëgjojë në seancën e radhës, e cila u caktua më 19 shkurt./Telegrafi
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...