Nga kryesia e re e LSDM-së dhe mandatari Dimitar Kovaçevski pres vazhdimin e politikave të Zoran Zaevit, dështime dhe mospasja e strategjisë, deklaroi lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
“Kisha rastin të dëgjoj një intervistë të Kovaçevskit, sterile, dhe nuk shoh ndonjë politikë, fjali lideri të cilën do të mund ta komentoja. Për këtë arsye vetëm se pres vazhdimin e politikave të Zaevit dhe asgjë më tepër”, deklaroi Hristijan Micksoki, kryetar i OBRM-PDUKM-së,
Mickoski shtoi se nga Kovaçevski nuk ka dëgjuar asgjë të re dhe se nuk pret ndonjë kthesë lidhur me politikat e Qeverisë të cilën ai do ta udhëheq./telegrafi/
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...