Sektori i qumështit në Kosovë po përballet me një situatë alarmante, e cila po rrezikon seriozisht qëndrueshmërinë ekonomike të fermerëve vendor.
Kështu ka alarmuar kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Naser Bajraktari, I cili ka ngritur shqetësimin për zhvillimet e fundit në treg duke theksuar se teprica e qumështit të freskët ka sjellë ulje të çmimit të grumbullimit dhe rrjedhimisht goditje direkte në të ardhurat e prodhuesve.
Sipas tij, kjo situatë po rëndohet edhe më shumë nga rritja e vazhdueshme e kostove të prodhimit, veçanërisht çmimit të naftës dhe ushqimit për kafshë duke krijuar një presion të dyfishtë mbi fermerët.
“Të dhënat tregojnë për një rritje të ndjeshme të importeve në tregun vendor. Vetëm gjatë vitit 2025, importet e produkteve të qumështit kanë arritur në 89.8 milionë euro, ndërsa çdo vit importohen rreth 28 milionë litra qumësht i freskët. Po ashtu, mbi 1 milion kilogramë qumësht pluhur përdoret nga industria, si alternativë më e lirë duke kufizuar edhe më tej plasimin e prodhimit vendor”, ka thënë ai.
Bajraktari ka paralajmëruar se përveç konkurrencës së lartë, sektori po përballet edhe me praktika të padrejta, përfshirë përdorimin e zëvendësuesve si qumështi pluhur dhe yndyrat bimore, të cilat mund të ndikojnë edhe në sigurinë ushqimore.
Në këtë situatë, Shoqata e Prodhuesve të Qumështit i është drejtuar Ministrisë së Industrisë, të Ndërmarrësisë dhe të Tregtisë me kërkesë për ndërhyrje urgjente dhe masa konkrete për stabilizimin e tregut.
Shoqata ka theksuar se mbështetja e fermerëve vendor mbetet thelbësore për garantimin e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural në Kosovë.
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...
Papa Leo i quan kërcënimet kundër civilëve iranianë ‘të papr...
Luis Diaz shënon në ‘Bernabeu’, Bayern Munich në avantazh
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...
Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare trajneri Mircea Lucescu
Moti për ditën e nesërme