Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të këtij qyteti për caktimin e paraburgimit ndaj L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.
Sipas njoftimit, pas mbajtjes së seancës dëgjimore gjatë ditës së sotme, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të pandehurit L.K. t’i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 5 prill, dhe do të zgjasë deri më 5 maj.
“Palët kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë”, thuhet në njoftim=.
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit