Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do ta mbajë seancën e 12-të të seancës së gjashtë në të cilën do të debatohet për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski.
Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksohet në sqarim, kryerjen e paligjshme, jo në kohë dhe të pamjaftueshme profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit si dhe për shkak të asaj që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e reputacionit të funksionit.
Në rend dite të kësaj seance kuvendore ka mbi 30 pika midis të cilave edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit për respektimin, përparimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, informacione për gjendjen me deponinë e paligjshme në Strugë, raportin vjetor për punën e Komisionin rregullator për energjetikë të RM-së, planin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2017, propozim-vendimin për miratimin e Planit financiar të radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2017, propozim-vendimi për dhënie të pëlqimit të propozimit.
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...