Kosova po përballet me një krizë serioze politike, seanca parlamentare për konstituimin e Kuvendit ka dështuar për të 23-tën herë.
Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, formimi i qeverisë së re të Kosovës mbetet i pasigurt. Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar 48 deputetë, këmbëngul se do ta formojë qeverinë, por nuk ka votat e mjaftueshme për ta bërë këtë e vetme.
Partitë opozitare , PDK-ja me 24 deputetë, LDK-ja me 20 dhe koalicioni AAK-Nisma me 8, kanë deklaruar hapur se nuk shohin mundësi bashkëpunimi me Vetëvendosjen. Megjithatë, opozita ende nuk ka një marrëveshje të qartë për të formuar një koalicion qeverisës. Pavarësisht thirrjeve për zhbllokim institucional, partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Pluralizmi politik dhe mosbashkëpunimi i krerëve të pozitës dhe opozitës është bërë shkak që të mos ketë marrëveshje për formimin e qeverisë. Çdo 48 orë përpjekje me këtë kuptojmë që partitë politike nuk shohin interesin e qytetarëve, të cilët i kanë votuar këto parti politike për t’i përfaqësuar në kuvend, por ato e kanë kthyer sallën e kuvendit në një arenë betejash për interesa personale partiake.
Kjo luftë “hienash” politike po pengon procesin demokratik të konstituimit të Kuvendit. Rregullorja e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit thotë se pozita ka të drejtë të propozojë cilindo prej deputetëve për kryeparlamentar, por opozita nuk e ka të detyrueshme ta pranojë atë kandidat. A po përdoret deputetja Albulena Haxhiu si shkak i dështimit të seancave apo ka diçka më serioze?
Pozita në krye me Albin Kurtin, e cila ka këmbëngulur se nuk do të propozojë kandidat tjetër përveç Albulena Haxhiut, dhe partitë opozitare në krye me Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn e Fatmir Limaj, të cilët nuk pajtohen aspak me këtë propozim, sepse nuk e shohin Haxhiun të denjë për këtë pozitë.
Këto parti u shprehën se ajo nuk e meriton pozitën si kryeparlamentare, për shkak se në mandatin katërvjeçar si ministre e Drejtësisë nuk është treguar e suksesshme dhe se është simbol i dështimit në këtë pozitë.
Ngërçi politik tregon qartë dështimin deri në këtë fazë. Vendi do të hyjë në një bllokadë institucionale dhe do të ketë pasoja ekonomike në vend dhe në çdo aspekt që ka lidhje përmes qeverisë që i përfaqëson qytetarët. Me një pagë mesatare prej 570 euro dhe papunësia në përqindje 10.7, inflacioni në rritje 3.8 në muajin prill, kuptojmë se në këtë kohë krize politike, barra më e rëndë do të bjerë tek qytetarët, pasi në vendin tonë është një rritje e dukshme e çmimeve, veçanërisht të produkteve bazë dhe energjisë elektrike.
Kjo rritje e çmimeve është bërë për shkak të këtij ngërçi politik, i cili ka penguar edhe formimin e një qeverie në kushte normale, e cila ndikon te zhvillimet ekonomike dhe sociale, palcën e sistemit ligjor, krizën në sistemin demokratik që do të përmirësonin jetën e qytetarëve. Në këtë situatë kur kuvendi është jofunksional, vota e qytetarit duket se ka humbur në kuptimin praktik, po ashtu edhe besimi i qytetarëve në demokraci.
Qytetarët të cilët besuan votën e tyre te këta liderë dhe te demokracia, tani më ata nuk gjenden në sistem demokratik, por anarkik, ku institucionet momentalisht ekzistojnë vetëm formalisht, një kuvend i cili nuk mund të gjejë gjuhë të përbashkët për 23 seanca me radhë.
Kosova pa qeveri do të gjendet në situata pa koordinim institucional, ligji nuk është aktiv në të gjitha aspektet, siguria është individuale dhe e pambrojtur nga shteti, pjesëmarrja e qytetarëve është informale dhe e drejtpërdrejtë, jo përmes institucioneve siç duhet të ishte në një sistem demokratik, liri të cilat nuk janë të mbrojtura me ligj, por të pakufizuara, dhe një vend i cili do të jetë me stabilitet të ulët dhe kriza brenda sistemit.
Tre muaj pasi Kosova ka përfunduar zgjedhjet, qeveria ende nuk ka një vendim për konstituimin e kuvendit.
Politikanët në seancën e ardhshme të 31 majit duhet të tregojnë maturi dhe vullnet për marrëveshje në këtë situatë politike. Lëvizja Vetëvendosje duhet të heqë dorë nga kandidatja Albulena Haxhiu dhe të propozojë një deputet tjetër, ose ta vendosë për kandidat deputetin të cilin partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK-Nisma e shohin si të denjë për postin e kryesuesit të Kuvendit. Përfaqësuesit politikë në këtë situatë duhet të vendosin si primar interesin e shtetit dhe jo të partisë.
Ngërçi politik nuk është krizë politike, por krizë që ndikon tek qytetarët, të cilët ndihen të pashpresë dhe të braktisur.
Formimi i një qeverie do të na çojë drejt një rruge për të ndërtuar një të ardhme të ndritur që u shërben të gjithëve, dhe se qeveria kosovare është e gatshme të japë zgjidhje dhe jo kriza të pazgjidhura.
Shkruan: Albiona Bashota, studente e fakultetit të Gazetarisë në UP
Referencat:
Gjykata Kushtetuese
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ
Agjensia e Statistikave të Kosovës
Radio Evropa e Lirë
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia