Fjalët që keni nevojë të dëgjoni mund t’i gjeni edhe aty ku nuk ua pret mendja. Zgjidhni një guaskë dhe lexoni cfarë mesazhi është shkruar për ju!
Guaska 1
Kjo guaskë është shumë e ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë. Në fillim ishte e bardhë, në brendësi, më pas u bë gri, prej rërës. Nëse ke zgjedhur këtë imazh do të thotë që do të dish të rezistosh ndaj erërave të forta, fal përvojës që ke. Ke shenja plagësh por nuk do të jenë aty përgjithmonë.
Njësoj si rëra nga guaska që mund të lahet, edhe shenjat e tua do të largohen. Je i ndjeshëm dhe i sjellshëm, mbrojtja është e rëndësishme dhe e nevojshme për ty. Është e vështirë të gjendesh afër njerëzve negative. E kufizon kohën me të tjerët për të mbrojtur natyrën tënde delikate.
Guaska 2
Kjo guaskë është e butë nga jashtë dhe nga brenda. Duket sikur shpërndan rreze dielli…ashtu je edhe ti për njerëzit e tut ë afërt, por duhet të jesh më i kujdesshëm dhe të mos shpërndash gjithnjë dritë për të tjerët. Ti je më i rëndësishëm se kushdo tjetër prandaj gjej edhe pak kohë për veten! Ekuilibri është çelësi i gjithçkaje në jetë. kjo guaskë është shumë simetrike, edhe ti, kërkon të jetë e tillë bota jote, nuk do të të prishen ekuilibrat. Përpiqu të kuptosh se gjërat nuk duhet të jenë gjithnjë perfekte, transmeton Living.al.
Guaska 3
Kjo guaskë, e lëmuar së jashtmi, në brendësi ka disa dhëmeza që duket sikur thonë “jashtë shtëpisë time”. Nëse ke zgjedhur këtë guaskë do të thotë se ka ardhur koha që të lësh të largohen disa gjëra që nuk të hyjnë më në punë. Mund të ndryshohs, nëse përpiqesh vërtetë. Është një zgjedhje që vetëm ti mund t’ia bësh vetes. Mos i lejo të tjerët që të ndërhyn e të marrin vendime për jetën tënde. Mund të jetë e nevojshme të eleminosh njëherë e mirë disa njerëz të panevojshëm. Mos e mbani mendjen te e shkuara, ecni përpara!
Arabia Saudite thotë se organizimi i shkuarjes në haxh për b...
Procesi i zgjedhjes të papës së ri do të nisë më 7 maj
Jelek punë në vend të Flamurit kuqezi, në përkujtim të punët...
Putin shpall armëpushim tre-ditor në Ukrainë
Barça-Inter, Clement Turpin do të ndajë drejtësinë
Spanja, Portugalia dhe pjesë të Francës goditen nga ndërprer...