Vetëbesimi është një nga dhuratat më të mira që prindërit mund të ua bëjnë fëmijëve të tyre.
Carl Pickhardt, një psikolog dhe autor i 15 librave për prindërit, ka thënë së fëmijëve të cilëve u mungon vetëbesimi janë më ngurrues që të provojnë gjëra dhe sfida të reja. Kjo për shkak se ata kanë frikë nga dështimi dhe dëshpërimi i të tjerëve, shkruan The Independent.
Kjo mund të ndikojë te ta edhe në fazat e mëvonshme të jetës dhe t’i privojë ata nga një karrierë e suksesshme.
“Armiqtë e vetëbesimit janë dekurajimi dhe frika”, thotë ai.
Kështu që, si prindër është detyrë e juaja që t’u jepni kurajë dhe t’i mbështesni fëmijët tuaj derisa ata sprovojnë vetëm me detyra më të vështira.
Një nga hapat që duhet ta bëni është që ta vlerësoni përpjekjen e tyre, s’ka rëndësi nëse humbin a fitojnë.
Pastaj në vetëbesimin e tyre mund të ndikojë edhe kuraja që u jepni për të praktikuar gjërat në mënyrë që të ndërtojnë pjekuri.
Një element tjetër që ka shumë rëndësi është linja e daljes nga problemet nga vet ata.
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit