Lianne Robinson, ndonjëherë e ka të vështirë edhe të bëj blerjet e përditshme, kjo ngaqë shumë vajza të vogla mendojnë që është një princeshë e vërtetë.
Shpesh ajo ngatërrohet me Rapunzel.
28 vjeçares nga Nottinghamshire, i duhen disa orë për të rregulluar flokët e saja, të cilat i ka rritur për 17 vite, e që tani i ka të gjata deri tek gjunjët.
“Një ditë isha duke ecur rrugës dhe një vajzë e vogël u kthye dhe tha –Shiko nënë është Rapunzel” ka treguar Robinson.
Natyrisht që kujdesi për flokët e saj është i shtuar, ndërsa ngjyra e flokëve të saj natyrale është e artë, sikur e princeshës në përrallë.
E Robinson, që gjithmonë kishte adhuruar flokët e gjata, filloi t’i rriste qysh kur ishte 11 vjeçare.

Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...