Një çift nga Britania e Madhe kanë përjetuar ferrin e vërtetë në Kubë, përderisa vendi u godit nga uragani Irma.
Uragani Irma ka marrë të paktën 20 jetë njerëzish përderisa po hynte në Karaibe, transmeton portali arbresh.info
Sam Lever, 50 vjeç, nga Manchester, së bashku me gruan e tij Chelsea, 30 vjeç, kanë udhëtuar në Kubë për të shijuar muajin e mjaltit.
Për BBC ata thanë se kanë udhëtuar së bashku me 2,500 udhëtarë të tjerë, pasi autoritetet morrën vendim që të evakuonin banorët nga vendpushimi Cayo Coco në qytetin e Varaderos.
“Autoritetet vunë në dispozicion 11 autobusë dhe ne udhëtuar për rreth tetë orë pa ngërë asgjë”, ka thënë ai.
Atyre u është dashur të ndajnë dhomën e hotelit me turistë tjetë, përderisa stafi po merrej me evakuimin e njerëzve.
Ata kanë fajësuar agjensinë turistike në Britani, e cila përpos mosorganizmit, nuk i kishte njoftuar ata për kushtet e motit dhe nuk kishte siguruar udhëtimin e tyre të kthimit./arbresh.info/
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...