Një adoleshente shkoi në shtrat me një dhimbje koke, ra në koma dhe kur u zgjuar katër ditë më vonë, pa se kishte lindur.
Ebony Stevenson, 18 vjece nga Oldham, Greater Manchester, nuk kishte idenë se ajo ishte shtatzënë dhe pasi kishte shkuar në shtrat më 2 dhjetor 2018 dhe nuk ishte zgjuar, ajo u dërgua me nxitim në spital dhe u vendos në koma të detyruar përpara se të zgjohej më 6 dhejtor me një vajzë të vogël.
Stdenja e kolegjit- e cila studion fizioterapinë sportive- nuk kishte pasu asnjë fryrje të barkut, nuk kishte ndier asnjë sëmundje në mëngjes dhe nuk kishte humbur asnjë periodë.
Ajo nuk e kishte idenë se ajo priste një foshnje, pasi foshnja e saj e palindur ishte e fshehur në njërën nga dy mitrat, në një gjendje të quajtur ‘didelphys uterus’.
Pas vuajtjes së një sërë sulmesh më 2 dhjetor, Ebony u dërgua me nxitim në Spitalin Royal Oldham, Manchester Madhe, dhe u vendos në koma.
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...