Një 44-vjeçare nënë e 9 fëmijëve ka braktisur familjen dhe bashkëshortin për të jetuar me të dashurin nga Kamboxhia 14 vjet më të ri të cilin e kishte njohur në Facebook.
Heidi Hepworth, 44 vjeçe, nga West Boldon, Tyneside e Jugut, tha se si ajo e takoi Mamadou Jallow, 32 nga Kamboxhia në Facebook.
“Ne biseduam në Facebook për tre apo katër muaj. Gjërat përparuan mes meje dhe Jallow dhe unë vendosa të shkoja në Kamboxhia ta takoja. Udhëtimi ishte i frikshëm, por ai më priti atje dhe u takuam. Ishte magjike”.
44-vjeçarja shprehet e bindur se Jallow nuk kishte për qëllim përfitimin e të mirave financiare prej saj.
“Ai nuk dëshiron asgjë. Ai ka tre biznese. Ai ka pasaportën e tij, vizën e tij; pse ai do të më kërkojë për vizë nëse ai ka një të tillë. Ai vjen rregullisht në Angli për të vizituar djalin e vëllait të tij. Kështu që vjen rregullisht”, shprehet ajo./gsh/

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”