Turistët kinezë në udhëtimet e tyre jashtë shtetit vitin e kaluar kanë shpenzuar 115 miliardë dollarë.
Sipas raportit të përbashkët të Agjencisë së udhëtimeve Ctrip dhe Akademisë Kineze të Turzmit, numri i turistëve kinezë të cilët gjatë vitit të kaluar kanë udhëtuar jashtë shtetit arrin në 130 milionë. Turistët gjatë këtyre udhëtimeve kanë shpenzuar 115 miliardë dollarë.
Në krahasim me vitin e kaluar, numri i udhëtimeve gjatë vitit 2017 është rritur për 7 për qind ndërsa niveli i shpenzimeve për 5 për qind.
Turistët kinezë gjatë udhëtimeve kanë preferuar më shumë turnetë grupore.
Sipas raportit, Tajlanda dhe Japonia janë në mesin e shteteve më të preferuara nga turistët kinezë./AA/
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...